Lamine Yamal e humb penalltinë ndaj Gironas

Girona po i bën konak Barcelonës, me ndeshjen që po luhet në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Në “Montilivi” pas 45-minutëshit të parë, rezultati ishte i barabartë, pa gola.
Një arsye që s’ka gola në pjesën e parë, është edhe huqja e penalltisë nga Lamine Yamal.
Superylli i Barcelonës e mori përgjegjësinë për ta goditur penalltinë, në minutën e 46-të të pjesës së parë, mirëpo e humbi atë, duke e goditur shtyllën.
