Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë

Azem Haziri kishte veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës dhe interpretoi këngën “Mos ua vrisni lumturinë”.
Azem Haziri, pianist nga Kosova, më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, realizoi në qendër të Mynihut një protestë artistike një performancë origjinale që tërhoqi vëmendjen dhe kureshtjen e kalimtarëve të rastit në kujtim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb.
Ai interpretoi këngën “Mos ua vrisni lumturinë”, duke mbajtur pranë librin “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999” dhe veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës./Albinfo.ch
