Naser Rafuna ndan lajmin e trishtë, vdes më aksident familjari i tij

Naser Rafuna ndan lajmin e trishtë, vdes më aksident familjari i tij

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të trishtë për humbjen e një familjari të afërt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se Ngadhënjimi, djali i tezës së tij, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti komunikacioni.

I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy djem të vegjël.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Ngadhënjim, djali i tezës, pas një aksidenti komunikacioni ndërroj jetë duke lënë pas vehtës gruan me dy djemtë e vegjël dhe neve familjarjëve. Na e ka kputë shpirtin Mimi jem”, ka shkruar ai.

Tutje, aktori ka njoftuar se për të pame dhe procedurat e varrimit do të informojnë me kohë, duke qenë se i ndjeri jetonte në Zvicër.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti