Arsenali fiton ndaj Tottenhamit

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 1:4 ndaj Tottenham Hotpsur, në derbin e javës së 27-të në Premier League.
Golat për “Topçinjtë” i shënuan: Eberechi Eze (2) dhe Viktor Gyokeres (2).
Të vetmin për vendasit e shënoi sulmuesi, Kolo Muani.
Me fitore, skuadra e Mikel Artetas shkon në kuotën e 61 pikëve në pozitën e parë – kurse Tottenham rrezikon edhe rënjen nga liga. Ata janë me 29 pikë në pozitën e 16-të./Periskopi
