Arrestohen për ryshfet dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj

Arrestohen për ryshfet dy zyrtarë të KEDS-it në Ferizaj

Dy zyrtarë të KEDS-it janë arrestuar në Ferizaj për ryshfet.

Sipas njoftimit nga Policia, të dyshuarit kanë pranuar 400 euro para të gatshme nga një qytetar me premtimin se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurt.

Policia rastin po e heton si “pranim i ryshfetit në sektorin privat”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Periskopi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti