Nuk paguhen kujdestaritë e muajit shkurt, flet Blerim Morina nga Shoqata Sindikale e Punëtorëve të QKUK-së

Blerim Morina, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të QKUK-së është deklaruar pas ankesave se mantelbardhëve nuk do t’iu paguhen kujdestaritë e muajit shkurt.
Në një prononcim për gazetaren e Klan Kosovës, ai tregoi se pos infermierëve as mjekët nuk do të paguhen, transmeton Periskopi.
“Para pak çastesh i nënshkruam rrogat dhe e morëm definitive që për muajin shkurt nuk dalin me kujdesatari, përderisa janë tri klinika në QKUK që iu dalin ato është: Onkologjia, Anestezioni dhe Gjinekologjia”, tha Morina, i cili njëherësh shërben edhe si infermier Brenda kësaj qendre.
Ai theksoi mes tjerash se si arsye për mospagesë është buxheti.
Sipas tij, bëhet fjalë për 7 deri në 8 kujdestari në vlerë të 250 eurove./Periskopi
