Të shtëna në masë në SHBA, tre të vrarë dhe 14 të plagosur- FBI po e heton për sulm terrorist

Të shtëna në masë në SHBA, tre të vrarë dhe 14 të plagosur- FBI po e heton për sulm terrorist

FBI-ja po heton “lidhje të mundshme me terrorizmin” sulmin në masë që ndodhi në orët e para të së dielës (me orë lokale të SHBA) në Austin të Teksasit të SHBA’ve, duke lënë të paktën tre persona të vdekur dhe 14 të plagosur.

Natyrisht, është ende shumë herët në proces për të përcaktuar një motiv të saktë, por kishte tregues mbi subjektin dhe më pas automjetin e tij që tregojnë një lidhje të mundshme me terrorizmin“, tha Alex Doran, agjent special në detyrë përgjegjës për Divizionin e FBI-së në San Antonio, në një konferencë për shtyp të dielën në mëngjes.

Tre prej të shtruarve në spital janë në gjendje kritike, thanë zyrtarët.

Ka pasur të paktën 56 të shtëna masive në SHBA deri më tani këtë vit.

Sipas raportimeve të CNN-it, dyshohet se një person nga një SUV filloi të shtinte në masë, ku më pas doli nga automjeti i tij dhe filloi të gjuante me pushkë në drejtim të kalimtarëve.

I dyshuari besohet të jetë neutralizohet nga forcat amerikane të rendit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti