Nesër bllokohet qarkullimi në aksin Prishtinë–Pejë, do bëhet sanimi mbi urën e Dollcit

Nesër bllokohet qarkullimi në aksin Prishtinë–Pejë, do bëhet sanimi mbi urën e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të bllokohet për qarkullim rruga Kjevë – Dollc në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Kjo do të ndodh për shkak të disa punimeve mbi urën e Dollcit.

Njoftimi i ministrisë:

Ju njoftojmë se të mërkurën, më 04.03.2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi (sanimi) i gropës pranë Urës nr. 7, në kilometrat 10+893.15 deri në 10+947.32, në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.

Për shkak të zhvillimit të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë–Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor:
Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe.

Me respekt!

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti