Rritja e çmimit të naftës, caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari, ka njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës. Ky vendim sipas Kusari-Lilës erdhi pas rritjes së menjëhershmë të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.
Në njoftim bëhet e ditur po ashtu se marzha tregtare maksimale e lejuar në shitjen me shumicë është deri në 2 eurocentë për litër, ndërsa në shitjen me pakicë, deri në 12 eurocentë për litër.
“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes. Marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër”, thuhet në njoftimin e minsitres.
Në njoftim thuhet tutje se inspektorët do të jenë në terren për të mbikqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe se çdo shkelje ose moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi.
