Musliu pyet Kurtin: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën

Musliu pyet Kurtin: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në seancën e jashtëzakonshme për ndryshimet kushtetuese për Presidentin ka pyetur kryeministrin se pse po mbahen seancat natën.

Kisha pas qef një përgjigje prej Albin Kurtit me na tregu prej kujt po tuten që po mbajnë seanca natën, kishte me qenë me qenë shumë me rëndësi se po tuten që po mbajnë seanca natën, pyet Musliu-Kurtin, raporton Periskopi.

Musliu ka treguar se nuk kanë pranuar ftesë me shkrim se qysh e përcakton protokolli.

“Për dy javë rresht e kemi pa përprekjet Albin Kurtit që në Kosovë ta instalon një sistem totalitar”, tha Musliu.

Kryetarja e Kuvendit ia tërheqi fjalën deputetës së PDK’së, Musliut.

“Deputete ta tërheqë vrejtjen për përdorimin e kësaj gjuhe dhe të lutem përmbaju rendit të ditës”, tha Haxhiu.

I menihershëm ka qenë reagimi i Musliut duke kërkuar nga Haxhiu “Unë të falendëroj shumë për tërheqjen e vrejtjes vec tregom ku gabova”.

Haxhiu ia kthej Musliut përgjigjen duke ironizuar se “Besoj e dinë shumë ma mirë se unë”.

Sërish Musliu i kundërpërgjigjet Haxhiut duke thënë se “Tregom ku gabova, cila fjalë e imja ishte fjalë jo parlamentare. Unë kërkoj falje të lutem”./Periskopi

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti