“Dy përgjigjet potenciale të Kushtetueses për çështjen e presidentit”

Juristi Faton Fetahu ka shpjeguar “60-ditëshin” e famshëm për zgjedhjen e presidentit/es sipas dispozitave ligjore.
“Në pikëpamje kushtetuese, afati objektiv kushtetues për fillimin dhe realizimin e procedurës për zgjedhjen e presidentit, do të duhej të ishte 60-ditëshi paraprak, pra, para 30-ditëshiut kur s’lejohet më prapë – 60 ditë para 5 marsit. Që do të thotë, procedura do të duhej të fillonte më 5 janar, dhe do të duhej të përfundonte më 5 mars”, ka thënë Fetahu në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Kjo është në harmoni të plotë me logjikën e normës nga neni 86 paragrafi dy, dhe ndërthurjet e saj dhe efektet e saj që i prodhon pastaj paragrafi dy për shpërndarje, në këtë rast për shpërndajen e kuvendit si re3zultat i dështimit të zgjedhjes së presidentit”.
Fetahu tha se dikush mund të pyesë se si mund të bëhej kjo kur më 5 janar nuk ka pasur Kuvend të konstituuar, por ai pohoi që norma kushtetuese e shkruar aty është në harmoni të plotë.
Ai po ashtu tregoi se cilat mund të jenë përgjigjet potenciale të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.
“Gjykata Kushtetuese ka dy rrugë, ka dy mundësi kushtetuese: Të thotë që dekreti i presidentes Osmani është kushtetues, e për pasojë t’i hapet rruga pastaj caktimit të zgjedhjeve, ose të thotë që dekreti i presidentes Osmani është jokushtetues, e për pasojë t’i hapë rrugë mundësisë, sipas meje, jokushtetuese, të fillimit të një mandati, të fillimit të një procedure për ezaurimin ose shpenzimin e 60-ditëshit”, ka thënë Fetahu për Klanin.
