Malisheva po e demolon Prishtinën – dy gola në pjesën e parë nga Xhylani dhe Brruti

Malisheva është duke shënuar fitore kundër Prishtinës në stadiumin “Liman Gegaj”.
“Tornado” shënuan dy gola në pjesën e parë.
Fillimisht, Etnik Brruti shënoi nga penalltia në minutën e 27-të.
Pastaj, Malisheva fitoi një tjetë penallti në minutën e 32-të të cilën në gol e konkretizoi Laurent Xhylani. Në rastin e penalltisë së dytë, Prishtina mori karton të kuq. Kapiteni Ardian Limani u përjashtua.
