Qeveria pret vendimin përfundimtar pas pezullimit të dekretit nga Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme që pezullon zbatimin e Dekretit për shpërndarjen e Kuvendit deri sa çështja të shqyrtohet në merita.
Sipas Qeverisë së Kosovës, kjo hapësirë u jep institucioneve mundësinë që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë, duke respektuar rendin kushtetues dhe parimet demokratike.
Qeveria thekson se gjatë këtyre tre javëve pritjeje, disa marrëveshje dhe vendime të rëndësishme për qytetarët mbeten ende pa miratimin e Kuvendit.
“Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë dhe të përcaktojë standardin kushtetues, në mënyrë që institucionet dhe qytetarët të mos përballen më me këto pengesa serioze,” thuhet në komunikatë.
