Osmani i çelë bisedat me Kurtin: Kështu më tha kryeministri kur unë u shpreha e gatshme që të rikandidohem për Presidente

Presidentja Osmani ka treguar arsyet pse kishte deklaruar publikisht se do të ishte gati të rikandidonte për Presidente edhe për nja mandat tjetër.
Ajo tregoi se ishte edhe përkrahja e kryeministrit Kurti në atë kohë që e bëri të vendosi ashtu.
Ndër të tjera ajo deklaroi:
“Arsyeja pse unë kam dalë publikisht dhe kam thënë që synoj që të rikandidohem sërish, e para ka qenë vullneti i madh qytetarë, ku mijëra qytetarë na kontaktonin në baza javore që kërkonin që të rikandidohem për shkak të punës, vecanërisht në fushën e politikës së jashtme, por edhe në fusha të tjera. Arsyeja e dytë ishte vetë zotimi i kryeministrit Kurti se do të më përkrahte në një kauzë të tillë që është në interes të Kosovës, duke më konfirmuar vetë se bashkimi ynë si binom ka interes Republika ynë akoma.
Kryeminsitri më tha që ne do të vazhdojmë bashkë si binomi që i dha shpresë Kosovës. Mw tha je presidentja më e mire ne shek. XXI.
