Vjosa Osmani merr masa për komentet negative gjatë intervistës: Fshihen të gjitha nga moderatori

Në intervistën live të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në faqen e saj zyrtare në Facebook, disa nga komentet e qytetarëve janë fshirë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Siç shihet edhe në pamjet nga live-i, në seksionin e komenteve shfaqet mesazhi “Comment removed by a moderator”, duke treguar se një nga komentet është larguar nga moderatorët e faqes gjatë transmetimit.

Ky veprim ka nxitur reagime të menjëhershme nga ndjekësit e faqes, ku disa prej tyre kanë pyetur publikisht pse po fshihen komentet gjatë intervistës live.
Intervista vjen në një moment të tensionuar politik në vend, pas zhvillimeve të fundit dhe debatit rreth dekretit të presidentes për zhvillimin e zgjedhjeve.
