A do rikthehet në LDK? – Vjosa Osmani si Fatmir Limaj: Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Kosovës

Vjosa Osmani në intervistën për televizionin nga Shqipëria, Syri.tv, është pyetur nëse po e mendon rikthimin në LDK.
Ajo ka heshtur për pak sekonda, duke mos e mohuar një rikthim të tillë.
Moderatori: E keni si opsion rikthimin në LDK?
Vjosa Osmani: Do ta shoh se cili është interesi më i madh i Kosovës në këto momente.
