12 vjet nga misteri më i madh i aviacionit modern, zhdukja pa gjurmë e MH370 me 239 pasagjerë

12 vjet nga misteri më i madh i aviacionit modern, zhdukja pa gjurmë e MH370 me 239 pasagjerë

Më 8 mars 2014, fluturimi Malaysia Airlines Flight MH370 i kompanisë Malaysia Airlines u zhduk në mënyrë misterioze gjatë një fluturimi rutinë nga Kuala Lampur drejt Pekinit. Në bord ndodheshin 239 persona.

Më shumë se një dekadë më vonë, rrënojat e avionit nuk janë gjetur ende dhe zhdukja e tij mbetet një nga enigmat më të mëdha në historinë e aviacionit.

Avioni u ngrit nga Kuala Lampur në orën 00:42. Gjithçka dukej normale deri në orën 1:19 të mëngjesit, kur nga kabina e pilotit u dëgjua mesazhi i fundit “Good night Malaysian Three Seven Zero”.
Vetëm dy minuta më vonë, transponderi, sistemi që e bën avionin të dukshëm për radarët civilë, u fik. Por, ajo që ndodhi më pas është edhe më e çuditshme.

Radarët ushtarakë zbuluan se avioni nuk vazhdoi drejt Kinës. Ai bëri një kthesë të papritur dhe fluturoi drejt perëndimit, duke kaluar mbi Malajzi dhe më pas mbi ngushticën e Malakës. Në orën 2:22, edhe radarët ushtarakë e humbën gjurmën e avionit.

Edhe pse u zhduk nga radarët, avionit vazhdoi të komunikonte indirekt me satelitët e kompanisë Inmarsat përmes sinjaleve automatike të quajtura “pings”.

Analiza e këtyre sinjaleve tregoi se avioni vazhdoi të fluturonte edhe për rreth gjashtë orë të tjera, duke u drejtuar drejt një zone të largët të Oqeani Indian Jugor.

Sinjali i fundit u regjistrua rreth orës 08:19 të mëngjesit. Hetuesit besojnë se në atë moment avionit i kishte mbaruar karburanti dhe ai ra në oqean.

Operacioni i kërkimit për MH370 u bë më i madhi në historinë e aviacionit. Mbi 120 mijë kilometra katrorë të shtratit të oqeanit u skanuan dhe u shpenzuan rreth 155 milionë dollarë, por për vite të tëra nuk u gjet asnjë gjurmë e avionit.

Vetëm në vitin 2015 një copë e krahut u gjet në ishullin Réunion. Copa të tjera u gjetën më vonë në brigjet e Afrikës Lindore dhe në Madagaskar.

Në vitet 2025–2026, kompania Ocean Infinity kreu një kërkim të ri në një zonë tjetër të Oqeanit Indian, por edhe ky operacion përfundoi pa rezultat.

Shumë ekspertë besojnë se disa veprime gjatë fluturimit nuk mund të kenë ndodhur rastësisht. Fikja e sistemeve të komunikimit dhe ndryshimi i kursit sugjerojnë ndërhyrje të qëllimshme nga dikush në kabinën e pilotëve.

Sipas skenarit më të përmendur, avionit u devijua qëllimisht drejt jugut mbi Oqeanin Indian dhe fluturoi derisa i mbaroi karburanti. Megjithatë, nuk është gjetur asnjë provë që shpjegon pse mund të kishte ndodhur një veprim i tillë.

Misteri i MH370 ka ushqyer edhe shumë teori konspirative që vazhdojnë të qarkullojnë në internet dhe në media.

Një nga teoritë pretendon se avionit mund të jetë rrëmbyer dhe ulur fshehurazi në ndonjë bazë ushtarake të largët.

Një tjetër teori sugjeron se avionit mund të jetë rrëzuar aksidentalisht nga ushtria e ndonjë shteti dhe se incidenti është mbajtur sekret për të shmangur një krizë ndërkombëtare.

Ka edhe hipoteza më ekstreme që pretendojnë se avionit mund të jetë përfshirë në eksperimente teknologjike ose se mund të jetë rrëmbyer për shkak të disa pasagjerëve që punonin në projekte të ndjeshme teknologjike.

Disa teori madje spekulojnë për rrëmbim nga organizata sekrete apo për zhdukje të qëllimshme të avionit për arsye politike.

Megjithatë, deri më sot nuk ka asnjë provë serioze që mbështet këto pretendime.

Edhe pas më shumë se dhjetë vjetësh hetime dhe kërkime, vendi i saktë ku ndodhet avionit MH370 mbetet i panjohur.

Pa gjetur rrënojat dhe regjistruesit e fluturimit, kutitë e zeza, është pothuajse e pamundur të dihet me siguri se çfarë ndodhi në orët e fundit të fluturimit.

Për këtë arsye, zhdukja e MH370 vazhdon të mbetet një nga misteret më të mëdha të epokës moderne.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti