Këto janë disa prej veturave që shpenzojnë më së paku naftë

Këto janë disa prej veturave që shpenzojnë më së paku naftë

Lufta e nisur në Lindjen e Mesme, nga sulmet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Izraelit ndaj Iranit, dhe të Iranit ndaj bazave amerikane në rajon, ka ndikuar në ngritjen e çmimit të naftës. Kjo kryesisht për shkak se Irani ka nën kontroll Ngushticën e Hormuzit, nga e cila kalon 20 për qind e naftës që shkon në nivel bote.

Kur çmimi i naftës ngrihet dhe tregjet tronditen, njerëzit mendojnë të gjejnë alternativa për të shmangur shpenzimet e udhëtimeve.

E një prej opsioneve të mira në këto raste është të pasurit e një veture që është “kursimtare”.

“EncyCarpedia” është databazë e madhe e veturave dhe më 2020 kishte bërë një listë prej 20 veturave që shpenzojnë më së paku naftë, shkruan Koha, transmeton Periskopi

  1. Peugeot 208 BlueHDI 100 S/S (2015) – 2.5 litra në 100 kilometra
  2. Audi A2 1.2 TDI 3L (8Z) (2000) – 2.5 litra në 100 kilometra
  3. Volkswagen Lupo 3L TDI (1999) – 2.5 litra në 100 kilometra
  4. Peugeot 308 Blue HDI 120 S/S (2014) – 2.6 litra në 100 kilometra
  5. Peugeot 208 Blue HDI 100 (2019) – 2.7 litra në 100 kilometra

Veturat tjera në top-20 veturat që kursenin më së shumti naftë:

  • Citroën C3 BlueHDi 75 S/S (2017)
  • Nissan Micra 1.5 dCi S/S (2017)
  • Ford Fiesta 1.5 TDCi 85 S/S (2017)
  • Peugeot 308 SW BlueHDi 120 S/S (2014)
  • Kia Rio 1.1 CRDi (2013)
  • Volkswagen Golf 1.6 TDI BlueMotion 110 (Mk7) (2013)
  • Hyundai i20 1.1 blue CRDi (PB) (2012)
  • SEAT Leon SC 1.6 TDI Ecomotive 110 (2013)
  • SEAT Leon 1.6 TDI Ecomotive 110 (2013)
  • SEAT Leon ST 1.6 TDI Ecomotive 110 (2013)
  • Volkswagen Golf Variant 1.6 TDI BlueMotion 110 (Mk7) (2013)
  • Smart Fortwo Coupé cdi 54 (2010)
  • Smart Fortwo Cabrio cdi 54 (2010)
  • Volkswagen Polo 1.2 TDI BlueMotion 75 (Mk5) (2010)
  • Smart Fortwo Coupé cdi 45 (2007)

E të martën, në bursën ndërkombëtare çmimi i naftës pësoi rënie të dukshme. Mbetet të shihet ndikimi i kësaj zbritjeje në Kosovë, kur çmimi ka mbërritur në 1.5 euro për litër.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti