Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

Ambasadori britanik: Urgjente që Kosova t’i rikthehet stabilitetit politik

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, në një takim me presidenten Vjosa Osmani, ka folur për nevojën urgjente që Kosova t’i kthehet stabilitetit politik.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se kjo do t’i mundësonte vendit përparim në agjendat e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

“Sot bisedova me Vjosa Osmani për nevojën urgjente që Kosovës t’i rikthehet stabiliteti politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë pasigurie të shtuar politike, një diskutim politik i respektueshëm dhe konstruktiv është jetik për të gjetur një rrugë përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Kushtetuese të hënën ka vendosur masë të përkohshme deri më  31 mars lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit. Deri në këtë datë është ndaluar çdo veprim i Osmanit në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa është pezulluar edhe puna e Kuvendit.

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti