Rrahje mes disa personave në Pejë – Lëndohen dy, tre në arrati

Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pejës, më saktësisht në stacionin e autobusëve.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ky i fundit bëri të ditur se si pasojë e rrahjes dy persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa tre janë në arrati.
“Rreth orës 13:56, policia është njoftuar për një përleshje në stacionin e autobusëve, në Pejë. Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke dalur në vendin e ngjarjes. Nga raporti fillestar, mund të konfirmoj se 7 persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Katër prej tyre janë shoqëruar në stacion policor, teksa dy prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Gashi.
