Trump tregon se kur pritet të mbarojë lufta me Iranin

Trump tregon se kur pritet të mbarojë lufta me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump i tha Axios të mërkurën se “praktikisht nuk ka mbetur asgjë” për t’u shënjestruar në Iran dhe se lufta atje do të mbarojë “së shpejti”.

“Pak kjo e ajo… Kurdo që dua të mbarojë, do të mbarojë”, citohet të ketë thënë Trump gjatë një interviste të shkurtër telefonike.

Konflikti filloi gati dy javë më parë me sulme ndaj Iranit nga SHBA-të dhe Izraeli që synonin shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe programit bërthamor të Iranit.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, theksoi të mërkurën se fushata e përbashkët e bombardimeve me SHBA-në kundër Iranit do të vazhdonte “për aq kohë sa të ishte e nevojshme”, duke këmbëngulur se sulmet kishin shkaktuar viktima të rënda në forcat e Teheranit.

“Ky operacion do të vazhdojë pa asnjë kufizim kohor, për aq kohë sa të ishte e nevojshme, derisa të arrijmë të gjitha objektivat dhe të vendosim rezultatin e fushatës”, tha ai, duke shtuar se udhëheqja iraniane po ikte “si minjtë në tunele”.

Katz shtoi se sulmet do të vazhdonin në Teheran dhe në të gjithë vendin “ditë pas dite, objektiv pas objektivi”.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë udhëheqësin e tij suprem dhe duke e zhytur Lindjen e Mesme në një luftë që ka rrezik të jetë më e madhe.

Sulmet erdhën disa javë pasi autoritetet iraniane goditën protestat masive, megjithëse Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli thonë se nuk po kërkojnë domosdoshmërisht të rrëzojnë regjimin iranian.

Katz tha se sulmet do të vazhdonin “në mënyrë që populli iranian të ngrihet, të veprojë dhe të rrëzojë këtë regjim”, duke shtuar se “në fund të fundit, kjo është diçka që varet prej tyre”. /Telegrafi/

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti