Talenti i ri Artur Hyseni nga Ferizaj ftohet në Kombëtaren e Kosovës U13

Një moment krenarie për shkollën e futbollit Athletic Club në Ferizaj ka ardhur me përzgjedhjen e lojtarit të ri Artur Hyseni në përfaqësuesen e Kosovës U13, shkuran Periskopi.
Arturi është shpërblyer për përkushtimin, disiplinën dhe dashurinë e madhe që ka treguar për futbollin gjatë viteve të stërvitjes. Me shumë orë pune në fushë, ai ka dëshmuar se talenti i shoqëruar me punë të palodhshme mund të çojë drejt arritjeve të mëdha.
Për Athletic Club, kjo është një arritje shumë e rëndësishme dhe një dëshmi se puna me të rinjtë po jep rezultate. Përzgjedhja e Arturit në Kombëtare nuk përfaqëson vetëm suksesin personal të tij, por edhe krenarinë e familjes, trajnerëve dhe gjithë klubit që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.
Ky është vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë dhe premtuese në futboll. Me pasionin dhe përkushtimin që ka treguar deri më tani, pritet që Artur Hyseni të vazhdojë të zhvillohet dhe të arrijë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Urime Artur! E ardhmja është e jotja. ⚽🇽🇰
