Vdekja e Astrit Dushit, AGK: Ishte profesionist i fushës së mediave dhe zë i njohur i radios

Vdekja e Astrit Dushit, AGK: Ishte profesionist i fushës së mediave dhe zë i njohur i radios

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 55-vjeçare të Astrit (Agron) Dushi, një profesionist i përkushtuar i fushës së mediave dhe një zë i njohur i radios në Kosovë.

AGK i ka shprehur ngushëllime familjes së Astrit Dushit.

“Gjatë karrierës së tij, ai ka dhënë kontribut të çmuar në disa media, përfshirë Klan Kosova FM, Radio KFOR, Radio Prishtina dhe Radio Paper, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e gazetarisë radiofonike në vend.Në këto momente, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të dhe puna e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e vlefshme e medias në Kosovë”, thuhet në postim./Periskopi

Postimi i plotë:

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, kishte punuar e kontribuar në disa media kosovare

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti