Nis takimi mes Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut, a po arrihet marrëveshja?

Nis takimi mes Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut, a po arrihet marrëveshja?

Aktualisht është duke u zhvilluar një takim në mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.

Express mëson se Abdixhiku dhe Osmani janë duke zhvilluar një takim bashkë, transmeton Periskopi.

Abdixhiku tashmë i ka bërë publike qëndrimet për kthimin e Osmanit në LDK, ndërkohë që Osmani që tashmë i ka intensifikuar takimet me qytetarë ende s’ka bërë deklaratë eksplicite për të ardhmen politike pas krisjes së raporteve me Kurtin.

Mbetet të shihet nëse Osmani do t’i bashkohet listës së LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit dhe cila do të jetë marrëveshja mes tyre

# Lajme
# Sport
# Op-ed
# Video
# Zoya
# Showbiz
# Auto&Tech
# Shëndeti